Loading…

Kurti befason: Pacolli i dha Shqipërisë 1 milion euro për marketing, nuk dihet se a do t’i jap

  • 30/11/2019 | 14:21

Kurti befason: Pacolli i dha Shqipërisë 1 milion euro për marketing, nuk dihet se a do t’i jap

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka dhuruar për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë një shumë prej 1 milion euro si ndihmë, shkruan Gazeta Metro.


Pacolli i cili ditë më parë, deklaroi publikisht se do t’i ndihmojë me 1 milion vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, po shihet me skepticizëm nga anëtarët e Vetëvendosjes.

E lidhur me këtë, ka reaguar anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Kurti në një postim në Facebook, ka spikatur si të pa vërtetë, deklarimin e kryetarit të AKR -së, Behgjet Pacolli, i cili deklaroi shumë milionëshe për të prekurit e termetit në Shqipëri, por ajo nuk beson se një gjë e tillë jetësohet.

Tinka Kurti, kujton kështu premtimin e Behgjet Pacollit sa ishte president për ndarjen e pages së tij për një familje skamnore, e cila nuk e mori as edhe një herë shumën e atyre të hollave të premtuara.

Postimi i plotë:

Kur milionerët premtojnë miliona për ndihma, jo vetëm duhet pas parasysh se përfitojnë në imazh por duhet kujdesur edhe a i ndajnë realisht. Apo mjafton që i premtojnë e bëhen lajm se kaq është qëllimi?

Kush e mban mend Pacollin si President që u pat fotografume një familje duke premtu që do t’ia ndajë nga 300 euro në çdo muaj? Asnjë cent nuk e ka marrë ajo familje. Vërtetë Pacolli u rrëzu shpejt si president por ai nuk e ndau as rrogën si zv/Kryeministër. Bile për faktin që i kishte shfrytëzuar me zë dhe figurë për marketing personal../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë