Loading…

Kurti ankohet: Serbia po vazhdon fushatën e çnjohjes së pavarësisë së Kosovë, pyet pse?

  • 03/03/2020 | 20:28

Kurti ankohet: Serbia po vazhdon fushatën e çnjohjes së pavarësisë së Kosovë, pyet pse?

Shteti i Sierra Leones ka tërhequr sot njohjen e pavarësisë së Kosovës, madje ka publikuar edhe notën verbale përmes ministrisë së Jashtme të këtij shteti, shkruan Gazeta Metro.


Ndaj kësaj tani ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është ankuar se Serbia po e vazhdon fushatën e saj të çnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka  kritikuar qasjen e Serbisë për fushatën e saj, ani pse Kosova ka bërë paralajmërimin për heqje të pjesshme të taksës së produkteve serbe.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% ndaj lëndës së parë, Serbia vazhdon me fushatën e saj të çnjohjeve. Nuk jemi ne pengesa e dialogut dhe kurrë s’kemi qenë. E bëmë një hap para, ata e bënë edhe një hap tjetër prapa. Pse?”, shkroi Kurti në Twitter.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, dha lajmin se shteti i Sierra Leones e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë