Loading…

Kurti ambasadorëve të QUIN’it: Zgjedhje e Serbisë në Kosovë mund të mbahen vetëm me një marrëveshje ndër-shtetërore

  • 30/11/2023 | 22:55

Kurti ambasadorëve të QUIN’it: Zgjedhje e Serbisë në Kosovë mund të mbahen vetëm me një marrëveshje ndër-shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe në rrjetet sociale për takimin që pati sot me ambasadorët e QUINT’it dhe BE’së, shkruan Gazeta Metro. 


Kurti në platformën ‘X’ tha se i ka njoftuar ambasadorët se zgjedhjet serbe në territorin e Republikës së Kosovës mund të mbahen vetëm me një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

“U takova me përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italis, Britanisë së Madhe, SHBA’së dhe BE’së, sot dhe sot dhe i informova ata se zgjedhjet serbe mund të organizohen jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë vetëm me një marrëveshje të veçantë në mes të Kosovës dhe Serbisë, si shtetete sovrane, të pavarura sipas nenit. 2 të Agrmt Themelore”, ka shkruar Kurti.

Në takim me Kurtin dhe ambasadorët ishte edhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit njoftoi saktësisht se çfarë u diskutua sot në këtë takim.

“Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kurtit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë