Loading…

Kurteshi: Molliqaj po takon aktivistë për të krijuar parti të re

  • 18/01/2018 | 23:29

Kurteshi: Molliqaj po takon aktivistë për të krijuar parti të re

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje Ismail Kurteshi, ka bërë të ditur se partia e tij ka pranuar ankesa nga anëtarët e saj ditëve të fundit.


Në një njoftim në rrjetin social facebook thuhet se, ish-sekretari i kësaj partie Dardan Molliqaj ka organizuar takime ilegale me anëtarë të këtij subjekti politik duke iu thënë atyre se do të bëjnë një “çarje të madhe” në organizatë, duke aluduar edhe për krijimin e një partie të re, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Kurteshit, në këto takime, sipas aktivistëve, janë përmendur shifra që kanë të bëjnë me dëmet që ai synon t‘ia shkaktojë Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

‘Secili ka të drejtën e fjalës së lirë, por kjo e drejtë dhe pozicionet që njerëzit mbajnë brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të keqpërdoren duke përhapur dezinformata brenda Lëvizjes, me qëllim të dobësimit të saj. Veprime e tilla të dëmshme janë të papranueshme dhe si të tilla duhen të ndalen menjëherë”, ka thënë ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook’.

‘Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, angazhimi dhe puna e organeve vendimmarrëse dhe organizimi i aktiviteteve po vazhdojnë, në përputhje me Statutin dhe rregulloret e brendshme, si dhe po respektohet demokracia e brendshme dhe parimet tona politike. Përkrahja e madhe për Lëvizjen që po ndodh këto ditë është garancia më e mirë se asnjë manipulim nuk mund ta ndalë rritjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, prandaj çfarëdo përpjekje për dobësimin e Lëvizjes Vetëvendosje është e kotë’ ka përfunduar njoftimi.

 Reagimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë