Loading…

Kurteshi lëshon një ‘perlë’: Lajm është kur njeriu e kafshon qenin, jo kur qeni e kafshon njeriun

  • 03/09/2021 | 09:15

Kurteshi lëshon një ‘perlë’: Lajm është kur njeriu e kafshon qenin, jo kur qeni e kafshon njeriun

Ditë më parë ishte raportuar se anëtari i Vetëvendosjes në KQZ Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së për shkak që i njëjti nuk e kishte vendosur maskën për mbrojtje nga virusi korona. 

Por, Kurteshi e ka cilësuar një gjë të tillë gënjeshtër dhe inskenim nga brenda.

“Ka edhe gënjeshtra që janë totalisht gënjeshtra të inskenuara. Lajm është kur njeriu e kafshon qenin, sepse qentë përditë kafshojnë njerëz dhe kjo nuk është lajm”.

“Unë kam deklaruar që është gënjeshtër, e pavërtetë dhe është e inskenuar nga brenda. Ne i dimë emrat, momentet e caktuara dhe të gjitha elementet. Policia e ka hapur rastin. Janë dhënë deklarata dhe do të jepen deklarata. Janë edhe kamerat dhe nuk ka çka fshihet aty”, ka deklaruar ai në Edicionin Special në Klan Kosova ku nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë