Loading…

Kurteshi e fyen gazetarin Kajtazi, e quan ‘gënjeshtar dhe shpifës’

  • 26/01/2017 | 21:57

Kurteshi e fyen gazetarin Kajtazi, e quan ‘gënjeshtar dhe shpifës’

Ish-Avokati i Popullit, tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, e ka fyer gazetarin Vehbi Kajtazi, duke e quajtur ‘gënjeshtar dhe shpifës publik në emër të shprehjes së lirë’.

Kajtazi, në një debat me sekretarin e VV’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit ‘ishte vetëvrasje’.

“Vehbi Kajtazi, nen vellon e gazetarit te pavarur, eshte genjeshtar dhe shpifes publik ne emer te shprehjes se lire. Gazetaret e mirefillte shpifjet, genjeshtrat publike nuk mund t’i arsyetojne me ‘shprehjen e lire’ dhe paprekshmerine e ‘gazetarise’ “, shkruan Kurteshi.

“Nese ai gjen vetem nje dokument te tille, qe deshmon per ‘vetevrasje’, kerkimfalja eshte obligim edhe moral edhe ligjor. Nese nuk gjen nje deshmi apo dokument te tille, Vehbi Kajtazi duhet te kerkoje falje publikisht. Perndryshe vazhdon te mbetet nje gazetar i porositur, shpifes dhe genjeshtar!”, përfundon publikimin e tij në Facebook, Sami Kurteshi. /gazetametro.net

16343870_218985858571309_749562267_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë