Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e Kuvendit ku po diskuptohet çështja e rrymës elektrike, ka dalur pak jashtë temës dhe ia ka kujtuar Kryeministrit Kurti, humbjen në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.
Deputetja e AAK’së, i tha Kurtit se “karriga e opozitarit është krejt ndryshe nga karrigeja e pushtetarit”.
“Ndërsa ju e patë. Kurrgjë nuk ishte shën valentini çka ishte shën balotazhi, i cili ju shpalli si parti opozitare, partinë me më së paku komuna të fituara si dhe me rënie drastike të votave”, tha Kadrijaja në Kuvend./gazetametro.net