Loading…

Kureshtja do të thotë kreativitet

  • 25/11/2016 | 22:03

Kureshtja do të thotë kreativitet

 Tashmë nuk duhet të shqetësoheni nëse jeni një person kureshtar, pasi që një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit kureshtarë kanë mendje kreative.

Një hulumtim nga “Oregon State University” ka sugjeruar se njerëzit të cilët kanë tipare të forta të kureshtjes kanë gjasa që të kenë zgjidhje më kreative për problemet.

Hulumtimet e kaluara kanë treguar se kureshtja është një parashikues i fuqishëm i aftësisë së një personi për të zgjidhur problemet  në vendin e punës.

Por, pyetjet mbeten rreth asaj se si, pse dhe kur kurioziteti ndikon në procesin kreativ, kanë thënë ekspertët.

Kurioziteti diversiv është një tipar i përshtatshëm në fazën e hershme së zgjidhjes së problemeve për shkak se ajo çon në mbledhjen e një sasie të madhe të informacionit përkatës për problemin.

Ky informacion mund të përdoret për të gjeneruar dhe vlerësuar ide të reja në fazat e mëvonshme  kreative të zgjidhjes së problemeve.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë