Levi’s dhe Google dy kolosët amerikanë kanë krijuar një xhaketë e cila do ju mundësoj të përdorni telefonin përmes mëngës.
Deri tash kjo ju ka dukur e pamundur, por këta dy kolos e kanë bërë realitet.
Nëpërmjet kësaj xhakete mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. Ajo, ju ndihmon të zgjidhni muzikën që do të doni të dëgjoni në kufjet tuaja, të shihni hartat në Google, t’u përgjigjeni telefonatave dhe të sinkronizoni agjendën.
Krejt kjo po arrihet nga një grup i specializuar i Google, e cila ka arritur të krijoi fibra të qepura direkt në materialin e xhaketës.
Ky prodhim është prezantuar në skenën e festivalit SXSË të Austin.
Xhaketa inteligjente është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë është vendosur një “tru” teknologjik përmes një sensori “touch” që regjistron lëvizjen e dorës sonë të djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon. /gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=yJ-lcdMfziw