Loading…

Kur Millosheviqi mendonte se e shkatërroi UÇK’në, por gabonte

  • 19/01/2017 | 18:47

Kur Millosheviqi mendonte se e shkatërroi UÇK’në, por gabonte

Kishte qenë 29 shtatori i vitit 1998 dhe lufta në Kosovë kishte krisur gati në të gjithë Kosovën. Nëpër Kosovë ishin kishte ardhur edhe agjentët e shërbimit të inteligjencës amerikane që raportonin në selinë qendrore në Pentagon.


Në mesin e 13 milionë dokumenteve të publikuara së fundmi nga CIA, ka edhe shumë dokumente që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët qysh prej viteve ’40 e deri në vitet ’90.

Në një të tillë, agjentja e CIA, Willson, emri i së cilës nuk bëhet publik në dokumentet e publikuara, bëhet një vlerësim për pikat më të forta dhe më të dobëta të ushtrisë serbe dhe UÇK-së.

“Disa furnizime me armë janë duke ardhur, por ata kanë pak armatim. Për të mbajtur UÇK-në në arrati, serbët duhet që patjetër të vazhdojnë me pushtimin e tyre. Për të shkatërruar UÇK-në serbët duhet të arrijnë në male, për të cilën ata kanë mungesa të fuqisë punëtore të trajnuar”, thuhet në raportin e klasifikuar të CIA.

Sfida e UÇK-së sipas këtij raporti atë kohë ishte përmirësimi i artilerisë ushtarake, riorganizimi, forcimi i strukturave të komandës dhe armatimi më modern.

“Në këtë pikë, Millosheviqi mendon së do të shkatërrojë UÇK-në, por ai është gabim. Struktura komanduese e UÇK-së është e pa preku. Është në pritje të largimit të ushtrisë serbe. Aksionet ndëshkuese kanë elektrizuar popullatën shqiptare.  Përgjatë verës ushtarët janë zhdukur, janë rreth 5 deri në 8 mijë ushtarë të UCK-së në male”, shkruhet në raportin e CIA.

Në këtë raport, potencohet edhe një fakt tjetër interesant për luftën. Agjentja e CIA raporton sesi ushtria serbe është duke menduar se po fiton në terren por ushtarët e UÇK-së janë zhvendosur nëpër male.

“Forcat serbe për momentin janë duke operuar në veri të maleve te Qyqavicës dhe në Mitrovicë, ka trupa të reja në rajonin  e Ferizajit, ku pritet një aksion së shpejti. Gjithashtu është raportuar edhe për aktivitete në ditët e kaluara në Suharekë”, thuhet në raportin e klasifikuar deri vonë si “Top sekret” nga CIA.

Willson shkruante se atë kohë “morali i UÇK-së, mbetej i fortë”, por duhej ndihmë nga jashtë. Kjo ndihmë erdhi në vitin 1999 kur NATO filloi bombardimet në Serbi dhe Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë