Loading…

Kur gatuani makarona nuk duhet që të bëni këto 5 gabime

  • 19/05/2022 | 15:43

Kur gatuani makarona nuk duhet që të bëni këto 5 gabime

Gatimi i makaronave duket si gjëja më e lehtë në botë: fusni ujin në tenxhere që të vlojë, pastaj makaronat, zihen aq sa shkruan në paketim.


E ndani në disa pjata, i hidhni salcën dhe darka është gati. E thjeshtë apo jo? Mirëpo e vërteta është disi më ndryshe dhe gabime në gatimin e këtij ushqimi italian ka shumë.

Këtu do t’ë përmendim disa metoda, për të cilat italianët konsiderojnë që është bazë e çdo gjëje, por për ne është risi.

Këto pesë gjëra nuk duhet t’i bëni kur gatuani makarona!

1. Shtimi i vajit “që të mos ngjiten”

Kur shtoni vaj në ujë, e vetmja gjë që ndodh është që salca nuk do të ngjitet në makarona. E gjitha që ju nevojitet, në mënyrë që të jeni të sigurt që makaronat të mos ngjiten, është që të shikoni që në enë të ketë shumë ujë; që herë pas here ti përzieni dhe të jeni të sigurt që uji të vlojë para se të shtoni makaronat.

2. Mendimi që nuk na nevojitet shumë ujë është i gabuar

Në të vërtetë, ju nevojitet mjaft ujë. Zakonisht rekomandohet midis 4 dhe 6 litra ujë për 1 kg makarona. Kështu makaronat nuk do të dalin të buta ose të qullta dhe nuk do të ngjiten.

3. Prisni që uji të vlojë

Kur e shtoni për herë të parë apo gjatë zierjes, uji i vluar pengon që makaronat të ngjiten dhe ndihmon që makaronat të lirojnë aromat e veta më të mira.

4. A fusni kripë në ujin në të cilin zieni makaronat?

Shumica e njerëzve e shtojnë kripën në makarona, pasi i kanë hedhur ato në ujë, ose mjaftohen me kripën në salcën e tyre.
Por italianët nuk pajtohen me këtë. Nëse nuk hidhni kripë në ujë, makaronat apo spagetat tuaja do të jenë pa shije dhe pa aroma, sepse shija nuk do t’u zhvillohet si duhet.

5. Shpëlarja e makaronave me ujë të ftohtë

Mjaft i shpërlatë makaronat me ujë të ftohtë. Kjo praktikohet vetëm kur doni që të bëni një sallatë të ftohtë me makarona.
Në të kundërtën do të shpëlahet shija dhe salca juaj nuk do të qëndrojë në makarona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë