Loading…

Kur fillon numërimi i votave me kusht dhe të diasporës

  • 19/06/2017 | 15:12

Kur fillon numërimi i votave me kusht dhe të diasporës

Përqindja e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, mund të ndryshojë sërish, edhe pse jo në masë të madhe. Kjo mund të ndodhë pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre me postë. Në QNR nuk japin datë se kur fillon numërimi i tyre, por thonë se kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.


Burim Ahmetaj nga QNR, ka thënë se kjo varet se sa do të zgjasë procesi i regjistrimit të votuesve me kusht, por edhe atyre të rregullt.

“Nuk e kemi të kompletuar të gjithë procesin, akoma jemi në fazën e fundit të futjes së të dhënave të formularëve të rezultateve si për subjekte ashtu edhe për kandidatë. Jemi afër kompletimit të skanimit të listës përfundimtare të votueseve ku regjistrohen sipas të dhënave të gjithë votuesit që kanë votuar. Po ashtu, jemi në përmbyllje të procesit të regjistrimit të votueseve me kusht me qëllim që të bëhet regjistrimi i votuesve të rregullt dhe me kusht. Pra, pa u kompletuar këto dy procese nuk mund të filloj procesi i numërimit me kusht”, theksoi Ahmetaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë