Ta pranojmë, të organizosh një udhëtim drejtë Walt Disney nuk është e lehtë.
Këto ditë, me shumë ngjarje, promovime dhe festa sezonale, për Walt Disney konsiderohet të jetë një sezon e mbushur me punë. Mirëpo pritjet e gjata në rradh, thuhet se po e prishin shpirtin e pushimeve, transmeton gazetametro.net.
Që pushimet e juaja të ju dalin ashtu siç i keni pritur ne ju kemi sjell ditët të cilat janë me të mirat dhe ditët më të papërshtatshmet për vizitë.
Shumica e Janarit
Muaji Janar ka për tendenc të jetë nga më të ngadaltit, në javën e parë shihen turmat e Vitit të Ri dhe dhjetëra, mijëra të pranishëm për Walt Disney Marathon Weekend nga 4 janar deri në 8 janar. Pas kësaj disney bëhet shumë i qetë. Edhe pse Martin Luther King Day nga 14 janar deri më 16 mund të merret si ditë të mbushura me punë por nuk është diçka shumë e madhe.
Shkurti
Tre javët e para kryesisht janë më pak të zëna, për të bërë një vizitë të thjeshtë. Shmangeni fundin e muajit, kryesisht më 23-26 shkurt.
Fillimet e Marsit
Edhe pse udhëtimet gjatë pushimeve të pranverës mund të jenë të përshtatshme, dy javët e para të muajit mars konsiderohen shumë pa aktivitete pasi që shumica e familjeve e vizitojnë Disney nga gjysma e Marsit.
Fundi i muajit Prill, fillimi i muajit Maj
Të dy muajt janë shumë të mbushur por mysafirët prapë mund ti shmangen trafikut dhe pritjeve të gjata. Mirëpo gjithmon gjatë kësaj periudhe mysafirët janë të mirëpritur në aktivitete në parkë.
Mesi i Gushtit
Është periudha më atraktive gjatë dy javëve të fundit të muajit, me parqet e zbrasura nga vizitorët e verës.
Dita e Punës
Gjatë Shtatorit, trafiku është më i ulët. Mirëpo në vitin 2017 do të ketë ndryshime për shkak që Festivali Popullor “Food and Wine” do filloi dy javë më parë, transmeton gazetametro.net. Mirëpo ne ju rekomandojmë këtë muaj për të pushuar dhe vizituar Walt Disney.
Tetor
Shumë mbrëmje në Tetor ju ofrojnë aktivitete të frikshme për halloween në shtëpinë e Mickey Mouse.
Pjesëmarrësit të cilët e adhurojnë festën e frikshme mund të lodhen nga aktivitete e datës 31 të vendosura në 3 parqe
Mesi i Nëntorit
Fillimi i muajit mund të jetë shumë i zënë, mirëpo dy javë para Ditës së Falenderimëve, është periudha më e mirë për të shijuar pushimet.
Fillimi Dhjetorit
Vizitat gjatë festave të fundvitit janë shumë të mira në Walt Disney. Në fillim të dhjetorit do mund të shihni shtëpitë e ndërtuara me kek e xhenxhefil, dhe është periudha më e mirë për shkak që ka qarkullim më të pakët të njerëzve./gazetametro.net