Tashmë dihet se dita e djeshme nuk u mjaftoi qytetarëve të Drenasit që të vendosin të parin e tyre.
Sipas rezultateve preliminare ata do të dalin përsëri në votime për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Dy të parët, Ramiz Lladrovci i PDK’së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës do të jenë mundësitë për zgjedhje para qytetarëve të Drenasit.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka bërë të ditur se sipas ligjit zgjedhjet për balotazh mbahen katër javë pas ditës së votimit.
Kështu, zgjedhjet që do përcaktojnë kryetarin e Drenasit do të jenë më 1 janar 2017, mundësi kjo që mbetet e hapur nga kryetarja Daka./gazetametro.net