Loading…

Kuponët jofiskalë për rimbursim çuan ATK-në te shkelësit

  • 23/01/2017 | 09:15

Kuponët jofiskalë për rimbursim çuan ATK-në te shkelësit

Kur qytetarët kanë filluar të mbledhin kuponë fiskalë për t’u rimbursuar, indirekt kanë ndihmuar edhe luftimin e evazionit fiskal.


Kuponët që kanë dalë nga pajisjet jofiskale janë dërguar për rimbursim, por kanë pasur efekt tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Për zyrtarët tatimorë, ata kanë qenë adresë për kontroll.

“Fushata na ka ndihmuar t’i identifikojmë bizneset që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë. Qytetarët i kanë dorëzuar kuponët fiskalë e zyrtarët i kanë vërejtur se nuk janë në rregull. Menjëherë kanë filluar procedurat”, ka thënë zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha.

Nga 782 gjobat e shqiptuara për shkak të përdorimit të printerëve jofiskalë, ATK-ja ka mbledhur 133.250 euro.

Nga 95 raste të proceduara në Prokurori, ATK-ja ka pranuar 20 autorizime nga Prokuroria që pajisjet jofiskale të konfiskuara të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të ekzaminimit. Sipas ATK-së, ata kanë pranuar 10 përgjigje nga ekipet e forenzikës, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë. Tash për tash gjashtë janë ende në proces. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë