Loading…

Kupa e Botës: Argjentina kërkon këndelljen ndaj Meksikës, Franca sfidohet nga Danimarka

  • 26/11/2022 | 08:09

Kupa e Botës: Argjentina kërkon këndelljen ndaj Meksikës, Franca sfidohet nga Danimarka

Kampionati Botëror vijon edhe sot me ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.


Gjatë ditës së sotme janë paraparë të zhvillohen katër ndeshje.

Më fillim nga ora 11:00 Tunizia do të përballet me Australinë, në një ndeshje ku është shumë e vështirë të përcaktohet favoriti.

Pak orë më vonë, në 14:00, Polonia do të luajë ndaj Arabisë Saudite, e cila do ta kërkojë befasinë e dytë, pas triumfit ndaj Argjentinës.

Sfidë interesante pritet të jetë ajo në mes të Francës dhe Danimarkës, që fillon në orën 17:00. “Gjelat” konsiderohen favoritë për ta fituar takimin, por as befasitë nuk mund të përjashtohen.

Për fund, në orën 20:00, Argjentina do ta kërkojë këndelljen ndaj Meksikës, në mënyrë që të shpresojë për një kalim tutje nga faza e grupeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë