Qeveria e Kosovës ka themeluar një Komision për matjen e territorit të vendit, mirëpo ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e opozitës për këtë qëllim si dhe përkrahjen e disa deputeteve nga partitë e koalicionit.
Deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, ka kundërshtuar nismën e Qeverisë, duke e quajtur si të pamundur matjen e tërësishme të territorit të Kosovës.
“Matja e një sipërfaqe është e mundur vetëm në rastet kur janë të njohura të gjitha parametrat që e përkufizojnë sipërfaqen e caktuar.HERIFIr. Kosova nuk e ka përfunduar shënjimin e kufirit as me Shqipërinë, as me Serbinë e as me Malin e Zi. Vetëm me Maqedoninë ka përfunduar ky proces dhe atë në dëm të territorit Kosovës.”, ka thënë Sherifi.
Ai ka theksuar se kryeministri Mustafa dhe Qeveria e Kosovës paraqesin një rrezik të madh për integritetin territorial të vendit.
“Kushdo që të kishte bërë përpjekje të maste territorin e Kosovës në mungesë të parametrave të lartpërmendur, me të drejtë do të mund të trajtohej si njeri jo serioz. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Isa Mustafën dhe Qeverinë e Kosovës. Përmes kësaj përpjekje që edhe alkimistët do ia kishin lakminë, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës paraqesin një rrezik të madh për integritetin territorial të vendit sepse krijuan një komision të ri me qëllim që të legjitimojnë marrëveshjen e vjetër!”, ka thënë Sherifi.
“Të gjitha institucionet e Kosovës dhe çdo qytetar i saj e ka për obligim që të angazhohet maksimalisht që në proceset bilaterale të përcaktimit të vijës kufitare me shtetet fqinje të mbrojë çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës. Tek pas përmbylljes së këtyre proceseve politike matja e sipërfaqes së Kosovës bëhet nga ekspert të fushës përkatëse”, ka shkruar në Facebook Sherifi./gazetametro.net