Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, reagoi pas vendimit të Bekim Sejdiut për t’u larguar nga gara për president të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Ymeri ishte pjesë e grupit prej gjashtë deputetësh të LDK-së që kishin shprehur kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes së arritur mes kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për mbështetjen e kandidaturës së Sejdiut.
Pas njoftimit për tërheqjen e Sejdiut, Ymeri reagoi përmes një postimi të shkurtër, duke përcjellë një mesazh në mbështetje të partisë dhe vlerave demokratike.
“Rrnoftë Lidhja Demokratike e Kosovës. Rrnoftë demokracia e Republikës së Kosovës”, shkroi ajo./gazetametro.net