Ish gjenerali serb dhe ministri serb që në zgjedhjet e fundit ishte kundërkandidat i presidentit serb Vucic është ndaluar nga policia kufitare serbe dhe i kanë ndaluar hyrjen në pritje të agjentëve të BIA’s, transmeton Gazeta Metro.
Dikur shef i shtabit të Ushtrisë së Serbisë që së fundi garoi si kandidat i opozitës së bashkuar serbe për president të Serbisë, Zdravko Ponos, sipas medias serbe Nova është ndaluar në vendkalimin kufitar Batrovci nga policia kufitare në kthimin e tij në Serbi.
Atij i është ndaluar hyrja në Serbi deri në një bisedë me agjentë të Agjencisë Informative të Sigurisë të Serbisë (BIA).
Shefi i stacionit të policisë i ka thënë Ponos se nuk mund të hyjë në vend pasi ai ka punuar në sektorin e sigurisë dhe ata janë të detyruar të lajmërojnë dikë për ta lënë të hyjë.
Ponos ka thënë se në kufi atij se ata njerëz janë zyrtarë të BIA’s që do të arrinin nga një seli lokale që mbulon atë rajon të Serbisë.
Ai ka theksuar se kjo është hera e parë që diçka e tillë i ka ndodhur në cilin do kufi në botë dhe se momentalisht po rri e pret në veturë në kufi dhe po i pret agjentët e BIA’s serbe kam raportuar media serbe./gazetametro.net