Njerëzit janë duke i djegur atletet e tyre të markës “New Balance” shkaku i një deklarate që kompania ka bërë për presidentin e zgjedhur Donald Trump.
Të mërkurën gazetarja e “The wall Street” ka shkruar në Twitter një citat të Matt LeBretton, zëvendës presidentit i mardhënieve me publikun në kompaninë New Balance.
Disa e konsideruan këtë si mbështetje ndaj Trump dhe zgjodhën rrjetët sociale për të shfaqur mllefin e tyre. U publikuan video ku shihen se si njerëzit i vënë në zjarr atletët e “New Balance”
LeBretton më vonë e ka sqaruar për Buzzfeed se deklarata duhet të merret vetëm në kontekstin e tregëtisë, dhe në lidhje me partneritetin me Trans-Pasific. Ai tha se kompania nuk është e interesuar të përfshihet në zgjedhjet politike presidenciale.
Kompania publikisht e ka kundërshtuar marrëveshjen e TPP-së e cila do të ulte tarifat në mënyrë që të nxisë tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Azisë. New Balanc është njëra nga pak kompanit e atleteve që ende është duke prodhuar atlete dhe sipas një raporti ajo ka rritur prodhimin në Kinë dhe Vietnam.
”Si e vetmja komani e madhe që bënë prodhimin e atleteve në Shtetet e Bashkuara, ajo ka përspektivë në treg dhe për këtë ne dëshirojmë të prodhojm më shumë atlete në Shtetet e Bashkuara” tha një përfaqësues i kompanisë për Business Insider, transmeton gazetametro.net.
New Balance publikisht ka përkrahur pozicionet tregtare të Hillary Clinton, Bernie Sanders dhe Donald Trump para ditës së zgjedhjeve për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ne do të vazhdojmë ti përkrahim edhe sot.
“Nike” e cila deri sot është kompania më e madhe e veshjeve sportive, shumicën e prodhimit e bënë në Vietnam sipas the wall Street Journal. Kompania e afirmoi përkrahjen e saj për TPP në një deklarat për Germano.