Loading…

Kundër ndryshimeve klimatike apo kundër tregut të lirë

  • 21/09/2019 | 13:25

Kundër ndryshimeve klimatike apo kundër tregut të lirë

Të inspiruar nga një 16 vjeçare Greta Thunberg, ‘Profetja e Apokalipsit’ që u bë e njohur me aktivizmin e saj në Londër gjatë protestave atje sot dolën në grevë gati në gjithë botën perëndimore të protestojnë kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Gazeta Metro.


Reagimet ndaj tyre ishin të ndryshme, që prej atyre që i mbështesin e deri tek ata që i përqeshin: “fëmijët duhet të shkojnë në shkollë”.

Të premten qindra mijëra vetë mes tyre studentë e punonjës të agjencive të ndryshme dolën në rrugë në të gjithë botën për t’u kërkuar udhëheqësve botërorë që mblidhen për një takim të nivelit të lartë mbi klimën në Kombet e Bashkuara, të ndërmarrin veprime urgjente për të shmangur një katastrofë mjedisore.

Greva globale për klimën nisi në ishujt e Paqësorit, rajoni më i kërcënuar nga rritja e nivelit të detit dhe pasoi me protesta në Australi, Shtetet e Bashkuara, Japoni, Azinë Juglindore, në Evropë, Afrikë e Lindjen e Mesme.

Greta Thunberg, aktivistja suedeze 16-vjeçare e cila ka frymëzuar lëvizjen botërore, vuri në dukje në një postim në Twitter “turmën e madhe” të njerëzve të mbledhur në Sidney, që siç tha ajo duhet të vendosë standardin për greva e protesta të planifikuara në rreth 150 vende të botës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë