Loading…

Kumbulla sot në Romë, kjo është rroga e tij te klubi i ri

  • 16/09/2020 | 09:11

Kumbulla sot në Romë, kjo është rroga e tij te klubi i ri

Marash Kumbulla do të jetë futbollist i ri i Romës.


Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje për transferim te Roma nga Verona.

Gianluca di Marzio nga Sy Sport ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar sot do të mbërrijë në kryeqytetin Italian për të zyrtarizuar transferimin te klubi i ri, transmeton lajmi.net.

Roma dhe Verona kanë arritur marrëveshje mbi bazën e huazimit me obligim të blerjes për 30 milionë euro.

Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Romën deri më 2025 me pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse të rëndësishme.

Kumbulla sot pritet të mbërrijë në Romë për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë