Në Teatrin e Kumanovës do të mbahet një Akademi Përkujtimore për aktorin e njohur shqiptar Sefedin Nuredini, që ndrroi jetë pak kohë më parë.
Kjo akademi do të mbahet me 24 janar 2017, ditë e martë, duke filluar nga ora 18:30 në Maqedoni, në Teatrin e Kumanovës, nga edhe vinte vetë aktori Nuredini.
Sefedin Nuredini ishte njëri nga aktorët më të mirë shqiptarë. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij, transmeton gazetametro.net
Nuredini vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila i dha fund edhe jetës së tij me 14 janar të këtij viti. /gazetametro.net