Loading…

Kukësi nën shtetrrethim, policë të armatosur patrullojnë…(PAMJE)

  • 03/04/2018 | 22:31

Kukësi nën shtetrrethim, policë të armatosur patrullojnë…(PAMJE)

Kukësi vijon të jetë nën kontrollin e forcave të shtuara të policisë, që patrullojnë me automatikë, që pas protestës së të shtunës së javës së kaluar në Kalimash.


Një prej qytetarëve i ka dërguar një video ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e publikon duke shkruar:

“narkopolicët e Edvin Kristaq Ramës të armatosur gjer në dhëmbë vazhdojnë dhe sot terrorin policor në qytetin e Kukësit!”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/983850165109224/

Prokuroria thotë në kërkesën për vlerësim të urdhrave të ndalimit se gjatë kësaj proteste u plagosën 12 efektivë të policisë, ndërkohë që u dëmtuan nga gazi lotsjellës edhe katër protestues.

Për të gjithë ata që kërkohet arresti pretendohet se ka prova që i implikojnë siç janë videot, por edhe shkalla e dhunës e përdorur prej tyre. Ndërkohë që për shtatë të tjerët kërkohet detyrimi me paraqitje duke ju referuar moshës, shkallës së ulët të rrezikshmërisë përshkruhet më tej si edhe gjendjes shëndetësore të njërit prej tyre.

Protestuesit, sipas Prokurorisë kishin dorëzuar kërkesë për tubimin e 31 marsit, por policia nuk u kishte kthyer përgjigje, sapo janë grumbulluar sipas qëndrimit të prokurorisë protestuesit kanë filluar sulmin duke goditur me sende të forta e duke djegur edhe pikat ku do të paguheshin taksat për rrugën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë