Loading…

Kuka flet për vizat: E turpshme që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Europës

  • 23/06/2022 | 10:30

Kuka flet për vizat: E turpshme që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Europës

Trajneri i Xhudos Driton Kuka ka shprehur indinjatën e tij për faktin se Kosova vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave.


Duke përmendur sukseset e mëdha që Kosova ka arritur përmes sportit, e posaqërisht përmes xhudos nëpër botë, Kuka përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se është e turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës, transmeton KosovaPress.

“Sop diskriminimit. Lejoni fëmijët të lëvizin lirshëm ashtu si të gjithë fëmijët e çdo shteti tjetër evropian”, ka shkruar në mes tjerash trajneri më i mirë në botë në xhudos.

Ky është shkrimi i plotë i Driton Kukës në profilin e tij në “Facebook”:

Për një ditë të mirë miq …

Po e ripostoj pamjen pas Lojërave Olimpike në Sportin e xhudos!

Shteti me më pak se 2 milionë banorë që gjendet në zemër të Evropës shteti ynë ishte numër 1 prej krejt shteteve Evropiane!

Tregon se këndej ka vlera sa të dush por …

Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë!

Po shpresoj që sot të kemi ndonjë lajm pozitiv edhe pse personalisht s’po besoj.

Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca, Holanda e ndonjë tjetër aspak nuk qëndrojnë!

E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës!

Stop diskriminimit të Kosovës, u bë shumë!

Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë