Loading…

Kujtim Gashi tërhiqet nga gara për kryetar të PDK’së në Prizren

  • 12/04/2019 | 20:43

Kujtim Gashi tërhiqet nga gara për kryetar të PDK’së në Prizren

Në zgjedhjet brenda PDK-së në Prizren Ministri Kujtim Gashi, nga anëtarësia në shumicën e nëndegëve, mori mbështetje si asnjë kandidatë deri më tash në këtë subjekt politik, për të garuar për të parin e Degës.


Ministri Kujtim Gashi, i cili edhe përtej strukturës së PDK-së, njihet si një personalitet unifikues, sidomos me shembullin qe e dha gjatë udhëheqjes si kryesues në punën e Kuvendit Komunal, vlerësohet në Prizren si një nga politikanët e ri më të afërt me qytetarin.

Por, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në ditën e fundit të garës për kryetar të PDK-së në Prizren, ka vendosur,  të tërhiqet nga gara për të parin e PDK-së në këtë qytet.

Tërheqjen për Prizreni sot e konfirmoi, Ministri Kujtim Gashi.

Ai ka vendosur për këtë hap duke e dhënë shembullin e vënies së fuqisë së politike, në procesin e ruajtjes së konsensusit të plotë në Degën e PDK-së në Prizren.

Gjatë zgjedhjeve në Degën e Partisë Demokratike në Prizren Ministri Kujtim Gashi mori mbështetje të gjerë nga anëtarësia, ndërsa mësohet se gëzon mbështetjen e 80 përqind të delegatëve  të nëndegëve të PDK-së.

Përpara pozitës së kryetarit të Degës, Ministri Kujtim Gashi, e dëshiron unitetin e Degës.

Ky veprim i guximshëm i Ministrit Gashi, është  shenjë e vullnetit të tij të lartë politik, i cili dëshmon se para interesave personale i vë ato partiake.

Tweet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë