Loading…

Kujt po i thotë kryeministri kokëboshë e banditë

  • 27/11/2016 | 15:15

Kujt po i thotë kryeministri kokëboshë e banditë

Kryeministri Isa Mustafa sot është aktivizuar në rrjetin social Facebook, ku dy herë radhazi brenda më pak se dy orëve ka folur për zhvillimin ekonomik që sipas tij po e shënon Kosova.

Ai ka thënë se ky zhvillim po u pengon kokëboshëve dhe banditëve, pa e specifikuar nëse me këtë gjuhë po i drejtohet opozitës, e cila vazhdimisht po thirret në dështimin e qeverisjes së tij, transmeton gazetametro.net.

Por këtë mesazh kryeministri duket t’ua ketë drejtuar zyrtarëve të AAK-së. Ai pa përmendur emra i është përgjigjur Avni Arifit, këshilltar i liderit të AAK-së, i cili tha se kur kryeministri flet për ulje të papunësisë dhe për rritje ekonomike krijon bindjen se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër.

Kryeministri ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së tij ka shënuar rritje ekonomike 4 për qind dhe ka ulur papunësinë nga 35.3 për qind në 26.2 për qind.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri! Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës.”

“Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit. Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti”.

Edhe në statusin e parë të publikuar në Facebook, kyreministri Mustafa ka folur për papunësinë.

Duke iu referuar rezultateve të një ankete të kryer nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Mustafa ka thënë se shkalla e papunësisë në Kosovë, është 26.2%. Sipas tij, kjo shkallë është më e ulëta në pesë vitet e fundit. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë