Loading…

Kujdes me të dhënat që postoni në Facebook

  • 29/12/2016 | 09:31

Kujdes me të dhënat që postoni në Facebook

Nëse mendoni se ato që postoni në Facebook shihen vetëm nga miqtë dhe familja juaj, ndoshta duhet ta rimendoni edhe njëherë., transmeton Gazeta Metro.


Facebook ka bërë publike të dhëna të reja që tregojnë se kërkesat e qeverive për të dhënat e përdoruesëve është rritur me 27 përqind në gjysmën e parë të 2016 –ës në rang global, krahasuar me një vit më parë.

Ajo që e bën edhe më të serioze çështjen është fakti se 56 përqind e këtyre kërkesave kishin një marrëveshje për mos – dhënien e informacionit, që do të thotë se të dhënat tuaja personale mund të jenë dhënë pa qenë në dijeni.

Të dhënat në fjalë u publikuan në një blog në website e Facebook, ku tregohej se në total ishin 59,229 kërkesat për të dhënat e llogarive në periudhën Janar – Qershor 2016.

Në majë të kësaj liste qëndrojnë agjencitë ligjzbatuese amerikane që kanë kërkuar të dhënat e 38.951 përdoruesëve.

Në SHBA, 81 përqind e kërkesave janë aprovuar, ndërsa në Britani janë 87 përqind.

Sipas Facebook, këto informacione i jepen qeverive në raste emergjence, kur besohet se bëhet fjalë për çështje të rrezikshme për jetën e njerëzve.

Image

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë