Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vënia e gurthemelit në vendkalimin kufitar në Merdare, që lidhë Kosovën dhe Serbinë është një rezultat i dialogut të zhvilluar mes të dyja vendeve.
“E vlerësoj lart vënien e gurthemelit të vendkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, vlerësoj se ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i dialogut që kemi zhvilluar një kohë të gjatë, që nuk ka qenë i lehtë por po jep rezultate shumë të mira”, ka thënë Isa Mustafa.
“Është një dëshmi që permes dialogut duhet të vazhdojmë t’i zgjidhim të gjitha problemet tona me fqinjët”, ka thënë kryeministri gjatë ceremonisë së vënies së këtij gurthemeli.
Mustafa ka falënderuar BE-në që ka mbështetur këtë projekt.
Në ceremoni është i pranishëm edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.