Loading…

Kuçi: Veseli ka ecur në hap me Adem Jasharin

  • 25/05/2017 | 20:01

Kuçi: Veseli ka ecur në hap me Adem Jasharin

Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në një tubim të PDK-së në Gjilan, se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, në kohën e luftës ka ecur në një hap me heroin e Kosovës, Adem Jasharin, dhe tani, kur Kosova ka nevojë për integrime, ai është në hap me integrimet Europiane.


“Kadri Veseli ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tash po ecë në hap me integrimet europiane”, pohoi Kuçi, duke shtuar se në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka njerëz që kanë kontribuar në kohëra të ndryshme.

“Gjatë vjetëve të kaluara e kemi drejtuar arkitekturën e republikës tonë. Kemi ndërtuar infrastrukturë të mirë ligjore, kuadro të mira, tani ka ardhur koha që ta bëjmë një zhvillim të ri, një angazhim të ri. Fillimi i Ri mbi të gjitha nënkupton besim në shtetin e Kosovës. Do ta ndihmojmë qytetarin të jetë në qendër të vëmendjes. Do ta bëjmë vendin tonë të besueshëm dhe të jetueshëm për të gjithë”.

“Ky është koalicioni që bashkon Kosovën, koalicioni që integron Kosovën. Do të bëjmë dialogë për ta ndaluar konfliktin dhe nënshkruar traktatin e paqes. Bartës të fillimit të ri janë Kadri Veseli me ekipin e tij, ndërsa të tjerët, bashkë me Aleancën do të jenë implementues”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë