Loading…

Kuçi tregon në çfarë faze është themelimi i Ushtrisë së Kosovës

  • 30/03/2017 | 12:32

Kuçi tregon në çfarë faze është themelimi i Ushtrisë së Kosovës

Kundërshtimi i hapur i SHBA-ve dhe NATO-s qe transformimi i FSK-së në Ushtri të bëhet me ligj të thjeshtë ka bërë qe institucionet e Kosovës, të kenë qëndrime të ndryshme sa i takon formës se propozuar nga presidenca.


Një ditë më parë Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E, në Qeverinë e Kosovës nuk pranojnë të japin detaje sa i përket kësaj çështje.

Zv/kryeministri i parë, Hajredin Kuçi ka thënë për ‘Indeksonline’, se janë në fazën e koordinimeve.

“Presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri  koordinohen për këtë çështje”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se nëse Qeveria e procedon në Kuvend, projektligjin për FSK-në ata do të votojnë.

Por, sipas tyre, presidentit dhe kryeministrit i takon qe të koordinohen dhe të marrin mbështetjen e ndërkombëtarëve qe të ndodhë krijimi i Ushtrisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë