Loading…

Kuçi: Haradinaj e ka mbështetjen e PDK’së për të marrë vendime të mëdha

  • 09/06/2017 | 23:52

Kuçi: Haradinaj e ka mbështetjen e PDK’së për të marrë vendime të mëdha

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ështwë bindur se nëse koalicioni në mes tyre, AAK’së dhe NISMA’s, do të jetë formuese e qeverisë së ardhshme të vendit, përgjegjësitë për të arriturat dhe dështimet e asaj qeverie do t’i marrin të gjitha partitë në koalicion.


Kuçi në Tribuna Channel shtoi se Ramush Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK’së për të marr vendime të mëdha që do të jenë në esenciale për të mirën dhe të ardhmen e vendi.

Kuçi shtoi se arsyeja pse LDK i ka pasur fajet për dështimet e qeverisjes së kaluar, është se kjo parti ka ngurruar për të marr vendime të mëdha, edhe pse sipas tij e kanë pasur mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë