Loading…

Kuçi: Edhe LDK ka qenë për zgjedhje, por në shtator

  • 11/05/2017 | 21:58

Kuçi: Edhe LDK ka qenë për zgjedhje, por në shtator

“Kemi dashur që të shkojmë me marrëveshje në zgjedhje, që ato të ndodhin në qershor, ndërsa LDK’ja ka kërkuar që ato të bëhen në shtator. Pra të dy palët jemi pajtuar që duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk jemi pajtuar vetem për kohën”


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë për shkuarjen në zgjedhje të vendit, por në muajin shtator, jo në qershor.

Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk ka marrë kurrë arsyetim pse ato duhet të mbaheshin në shtator, ndërsa ata kanë kërkuar zgjedhjet në qershor sepse qershori dhe korriku nuk janë muaj që prodhojnë politika në vend, njofton Klan Kosova.

“Kemi dashur që të shkojmë me marrëveshje të shkojmë në zgjedhje. Ne kemi dashur që ato të ndodhin në qershor, LDK ka kërkuar që ato të bëhen në shtator. Pra të dy palët jemi pajtuar që duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk jemi pajtuar vec për kohën”.

“Ne kemi kërkuar daljen nga koalicioni me marrëveshje. Nuk kemi pasur dëshirë që ajo të bëhet me mocion. Ne deshëm që zgjedhjet të kryhen në qershor, sepse korriku dhe gushti nuk prodhojnë politika në Kosovë. Ata janë muaj pushimesh. Prandaj s’e kemi kuptuar LDK-në pse do që ato të mbahen në shtator. Nuk kemi marrë kurrfarë sqarimi”.

“Nëse krejt skena politike thotë se duhet të shkojmë në zgjedhje, atëherë pse të mos ndodhin ato”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë