Loading…

“Ku me dhemb zemra atje me shkon dora”: Video e Nasim Haradinaj duke i kënduar Kosovës me çifteli

  • 29/09/2020 | 10:29

“Ku me dhemb zemra atje me shkon dora”: Video e Nasim Haradinaj duke i kënduar Kosovës me çifteli

Në rrjetet sociale është bërë publike një video e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, duke kënduar me çifteli diku në bjeshkët e Kosovës, shkruan Gazeta Metro. 


Nënkryetari i OVL të UÇK’së, Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Ndërkaq pas arrestimit, Nasim Haradinaj ka marrë mbështetje të madhe në rrjetet sociale nga qytetarët, ku edhe kanë kërkuar e kanë shpresuar në lirimin e tij.

Një video e Haradinaj duke kënduar me çifteli është bërë virale në Facebook gjatë këtyre ditëve.

Aty ish gjenerali i UÇK’së i këndon Kosovës, ku edhe merr shumë duartrokitje nga të pranishmit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë