Loading…

‘Ku mbeti njohja’, Hamiti e sfidon Kurtin pasi e pranoi planin franko-gjerman

  • 06/02/2023 | 21:31

‘Ku mbeti njohja’, Hamiti e sfidon Kurtin pasi e pranoi planin franko-gjerman

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti tha se ka pranuar të vazhdojë dialogun në bazë të planit franko-gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Hamiti ka sfiduar kryeministrin duke i kujtuar atij njohjen e ndërsjellë, për të cilën ka insistuar shpesh herë Kurti.

Ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar e ka kritikuar gjithashtu shefin e ekzekutivit kosovar për mungesën e transparencës.

”Njohja në qendër apo në periferi? Kryeministri Kurti paska thënë se e pranon planin franko-gjerman. Njohja në qendër apo në periferi? Bën mirë të tregojë Albin Kurti në Kuvendin e Republikës së Kosovës,” ka shkruar ai në Facebook.

Kurti pas takimit me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net

Postimi i Muhamet Hamitit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë