Loading…

Ku kanë mbetur 400 kg kokainë që u kapën në Kosovë: Kryeprokurori Lumezi jep detaje

  • 02/06/2021 | 11:29

Ku kanë mbetur 400 kg kokainë që u kapën në Kosovë: Kryeprokurori Lumezi jep detaje

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë të mbajtur për media, ka deklaruar se 400 kilogramët e kokainës së sekuestruar në Lipjan muajin e kaluar janë duke u ruajtur në Policinë e Kosovës.


Pasi që rasti është nën hetime, ai tha se nuk mund të jap detaje tjera.

“Rasti i kokainës është në hetime dhe nuk mund të jap detaje, por kjo tregon që ka bashkërendim në luftimin e krimit të organizuar dhe se ekskluzivisht shteti i Kosovës është duke u marrë me këtë çështje”,  tha Lumezi.

Ndërsa, 30 ditë masë paraburgimi u ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës, shtatë të dyshuarve me rastin e sekuestrimit të sasisë prej 400 kilogramë të drogës.

Droga u sekuestruara me 17 maj në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.

Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule.

400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhrin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë