Tifozët e Feyenoord vendosën të qëndrojnë në Tiranë edhe një ditë pas përfundimit të finales së Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoord. Ata ishin prezent ditën e djeshme në takimin mes Tiranës dhe Kukësit, transmeton Gazeta Metro.
Në xhiron e fundit të kampionatit të Shqipërisë u zhvillua dje në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ dueli ndërmjet Tiranës dhe Kukësit, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2-3.
Megjithatë, ajo çfarë ka lënë përshtypje është fakti se disa tifozë të Feyenoord qëndruan pranë tifogrupit të Tiranës ‘Fanatics’ për të përcjellë nga afër këtë takim dhe kënduan së bashku me ata edhe këngë për klubin holandez.
JALALALA JALALALA HEEEEE FEYENOORD 🥁🥁🥁 pic.twitter.com/EovdUFdRpQ
— Nick (@nicknultien) May 27, 2022
Edhe pse skuadra e tyre kishte pësuar disfatë në finalen e Conference League kundër Romës, mesa duket ata ishin me këtë gjë dhe kishin vendosur të shikojnë nga afër edhe një ndeshje të Kategorisë Superiore.
Vlen të theksohet se Tirana është shpallur disa javë më parë kampion i Shqipërisë dhe e mbylli sezonin me 73 pikë, ndërsa Kukësi përfundoi sezonin në vendin e katërt me 55 pikë, mirëpo ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Europë, sepse i duhet të presë edhe finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Laçit. /gazetametro.net