Loading…

Ku janë rrënjët e shtetit të Kosovës

  • Nga

  • 09/04/2017 | 17:07

Ku janë rrënjët e shtetit të Kosovës

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës Kosovës, në mbështetje të Historisë së Shtetit, rrënjët e veta duhet kërkuar edhe në antikitet te Mbretëria e Dardanisë dhe gjatë mesjetës së hershme në Shtetin e Arbërit, kufiri i të cilit (nga kapërcyelli i shek. XII) është shtrirë deri te Labi në veri (Llapi i sotëm)!


Nga mesi i shek. XI, nisi procesi i krijimit të formacionit të parë shtetëror i Arbërisë mesjetare. Më vonë, burimet historike nga kapërcyelli i shek. XII, nxorën në dritë shtetin e Arbërit me seli në Krujë. Sundimtari i parë ishte Progoni (1190-1198), dhe më pas bijtë: Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Principata e Arbërit e arriti fuqizimin më të madh në kohën e sundimit të Dhimitër Progonit.

Në një akt të marrëveshjes tregtare të Shtetit të Arbërit me Raguzën, të nënshkruar nga Dhimitri më 1210, konisderohet si marrëveshje e parë ndërkombëtare e principatës së Arbërit, Dhimitri e quan veten “Panhipersebast” dhe “Arkont i Madh” (“Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus archon”).

Akti i marrëveshjës është realizuar në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit (“de la chancellarie d’Arbanon”), dhe është nënshkruar nga Dhimitri e nga vasalet e tij: Jonema, Markeni, Serneli, Peltus, Len, e ndonjë tjetër. Titulli i parë ka në rrënjë fjalën sevast (σεβαστὁς), titull ky i përhapur nga Aleks Komneni I (1081-1118).

Në Arbëri atë titull e zotëronte edhe sevasti i Skurjes, sevasti i Misjes, sevasti i Kurbinit, e ndonjë tjetër. Titullin në fjalë zakonisht e mbanin funksionarët që kishin lidhje farefisnie me familjen perandorake bizantine. Titulli dytë megas arhond (arkont i madh) ishte i afërt me titullin e ndonjë sunduesi fqinjë të kohës.

Të dy këta tituj (panhipersevast dhe arkont i madh), në diplomatiken lindore ishin ekuivalente me titullin princ sipas diplomatikës Perëndimore. Dhimitri përmendet edhe me një titull të tretë – me titullin “princ” (princeps) dhe “gjykatës” (iudex), me të cilin titull, Dhimitrin e quante Papa Inoçenti III (1208).

Titulli princ si sovran i Principatës së Arbërit, e kishte legjitimuar Dhimitrin edhe sipas terminologjisë zyrtare Perëndimore, por edhe të asaj Lindore.

Karta e Dhimtrit nga viti 1210, e cila provon marrëveshjen e Arbërisë me Raguzën!

auto_drancholli1491749311

(Autori është historian i njohur. Artikulli botohet me lejen e tij).

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë