Loading…

Ku janë premtimet për reciprocitet? Ministria tenton të arsyetohet për heqjen e taksës për bllokat serb

  • 30/07/2021 | 18:14

Ku janë premtimet për reciprocitet? Ministria tenton të arsyetohet për heqjen e taksës për bllokat serb

Ministria se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka tentuar të arsyetohet lidhur me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat e importuar nga Serbia duke iu referuar afateve kohore të cilat parashihen për të qëndruar një masë e tillë në fuqi, shkruan Gazeta Metro


Përmes një komunikate për media MINT thotë se pas konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, ka konstatuar se vendimi i masës mbrojtëse antidamping për bllokat standard 19x19x25 të cilët importohen nga Serbia duhet të shfuqizohet.

“Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe nëse analizat përfundimtare konstatojnë se po vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të vendosë përsëri masën mbrojtëse antidamping për bllokat 19x19x25 nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Por, kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri i tanishëm, Albin Kurti kishte deklaruar se reciprociteti ndaj Serbisë do të jetë çështje ditësh ose javësh pasi ta marrë detyrën, ndërsa tani, po pranon edhe shfuqizimin e taksave për importimin e produkteve ndërtimore të Serbisë në Kosovë ku dëmtohen prodhuesit vendorë.

Ky është njoftimi i plotë:

Sqarim për publikun lidhur me shfuqizimin e masës mbrojtëse antidamping për bllokat me dimensione 19x19x25 të importuar nga Serbia

Bazuar në kërkesën e Shoqatës së Prodhueseve të Materialit Ndërtimor me bazë argjilore, të datës 16.03.2016, Departamenti i Tregtisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte realizuar një hulumtim dhe në koordinim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, bazuar në nenin 48 të Ligjit mbi Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese më datën 07.07.2016, kishte rekomanduar dhe vendosur masën mbrojtëse antidamping prej 0,02€ për bllokat standard 19x19x25 të importuar nga Serbia. Kjo ka ndodhë si rezultat i shitjes së produktit në tregun e Kosovës nën vlerën normale të çmimit të tregut dhe se importi i produkti në fjalë dëmtonte prodhuesit vendorë në Kosovë.

Mirëpo, ky vendim i marrë më datë 07.07.2016 nuk e specifikonte afatin prej 5 vitesh ashtu siç parashihet me ligj, së fundmi Departamenti i Tregtisë, duke u bazuar edhe në interpretimin ligjor nga Departamenti Ligjor në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht sipas nenit 46, paragrafit 2 dhe nenit 47 paragrafit 5, 6 dhe 7 të Ligjit për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese, dhe pas konsultimit me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, ka konstatuar se vendimi i masës mbrojtëse antidamping për bllokat standard 19x19x25 të cilët importohen nga Serbia duhet të shfuqizohet. Sipas nenit 46, paragrafi 2, “Çdo detyrim përfundimtar antidamping apo kundërbalancues duhet të skadojë pas një maksimumi prej 5 vitesh nga vendosja e tij” si dhe sipas nenit 47, paragrafit 7 “Masat e vendosura në bazë të kësaj procedure të skadimit mund të zgjasin deri në 5 vjet”. Prandaj duke i marrë parasysh të gjitha këto veprime është shfuqizuar vendimi, sepse më datë 07.07.2021, sipas afateve ligjore, janë bërë 5 vite të zbatimit të kësaj mase.

Vlen të theksohet se aktualisht Departamenti i Tregtisë është duke përcjellë për së afërmi sektorin e prodhimit të materialit ndërtimor me bazë argjilore dhe është duke analizuar importin dhe çmimet e shitjes së produktit në fjalë nga Serbia dhe së shpejti do të dalë me analiza konkrete. Nëse konstatohet se një import i tillë vazhdon së atakuari përsëri prodhuesit vendorë me shitjen e produktit nën vlerën normale, atëherë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të marrë vendim menjëherë për hapjen e një hetimi zyrtar ashtu siç parashihet me nenin 29 të këtij ligji dhe nëse analizat përfundimtare konstatojnë se po vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të vendosë përsëri masën mbrojtëse antidamping për bllokat 19x19x25 nga Serbia. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë