Loading…

Ku do të aderojnë ish deputetët e pavarur Margarita Kadriu e Blerim Shala?

  • 12/05/2017 | 14:58

Ku do të aderojnë ish deputetët e pavarur Margarita Kadriu e Blerim Shala?

Deputetët që ishin të pavarur në legjislaturën e kaluar, duket se tashmë kanë përzgjedhur partinë me të cilën do të garojnë më 11 qershor. Deputët Ilir Deda dhe Shaip Muja para disa kohësh kishin bërë zgjedhjen e tyre. Derisa Muja pas largimit të Hashim Thaçit nga drejtimi i PDK’së, iu rikthye partisë më të madhe në vend, Deda, i cili kishte braktisur VV’në, themeloi një parti të re me Mimoza Kusari – Lilën.


Mirëpo, çka do të ndodhë me dy deputetët tjerë: ish’nënkryetarin e AAK’së, Blerim Shala dhe me ish’nënkryetaren e PDK’së, Margarita Kadriu, ende nuk dihet zyrtarisht.

Megjithatë, Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se Blerim Shala sipas të gjitha gjasave është çështje ditësh që ta zyrtarizojë aderimin në PDK.

Sipas burimeve, ish njeriu i dytë i AAK’së, ka një marrëveshje paraprake me kreun e PDK’së, Kadri Veseli dhe kjo gjë shumë shpejt mund të bëhet publike.

Në anën tjetër, ish’deputetja Margarita Kadriu, e cila kishte bërë shumë bujë me aderimin e saj në PDK, sipas të gjitha gjasave mund të bashkohet me LDK’në e Isa Mustafës.

Kështu raporton Blic duke u thirrur në burime brenda partisë së drejtuar nga kryeministri në largim.

“Ka kontakte të vazhdueshme me Margarita Kadriun, mirëpo ende nuk janë marrë vesh përfundimisht për këtë aderim të mundshëm. Sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje dhe kalimi i saj në LDk”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ky portal shkruan se ka provuar të kontaktojë me ish’deputeten, por ka qenë e pamundur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë