Loading…

Kthimi i trenit ‘ndez’ Serbinë: Mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare

  • 15/01/2017 | 11:29

Kthimi i trenit ‘ndez’ Serbinë: Mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti serb Tomislav Nikolic do të kryesojë seancën sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të thirrur pas ndalimit të trenit serb që të hyjë në Mitrovicë.


Sipas një deklarate dërguar mediave serbe, seanca do të mbahet në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, në ora 11:00, transmeton gazetametro.net.

Arsyeja e thirrjes së këtij takimi lidhet me ngjarjet e së shtunës, ku një tren donacion rus për Serbinë nuk u lejua të hyjë në Kosovë, pasi përmbante parulla provokative ndaj shtetit të Kosovës.

Ky tren me destinacion Mitrovicën e Veriut, ndaloi në Rashkë, për t’u kthyer më pas për në Beograd.

Përveç kësaj, serbët në veri të Kosovës kanë bërë të ditur sot se do të protestojnë, siç kanë thënë ata për friksimin dhe shtypjen e serbëve në atë pjesë të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë