Ramush Haradinaj, ish komandant i UÇK’së, dhe lider i AAK’së, për më shumë se tre muaj u ndalua në Francë me anë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj dje në mbrëmje arriti në Kosovë, pasi gjykata franceze në Colmar, e liroi atë, me arsyetimin se ekstradimi i tij në Serbi për gjykim paraqiste rrezik për sigurinë e tij.
Ai u prit në Aeroportin e Prishtinës, nga shumë përkrahës, por të parët që e takuan ishin fëmijët dhe bashkëshortja e tij Anita.
Ish kryeministri kosovar, nga aeroporti u nis menjëherë drejt sheshit Zahir Pajaziti ku mbajti një fjalim para mijëra përkrahësve të tij. (gazetametro.net – foto nga Kosovapress)