Loading…

Kthimi i Haradinajt do ta ‘shkundë’ skenën politike

  • 28/04/2017 | 08:21

Kthimi i Haradinajt do ta ‘shkundë’ skenën politike

Kthimi i liderit të AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinajt, pritet t’ua japë një dinamikë të re zhvillimeve politike në vend. E sipas analistëve kjo do të ndikojë edhe në çështjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do t’u japë hov zgjedhjeve të parakohshme qendrore. Figura e tij si politikan në skenën politike do të marrë rritje pompoze, duke shkundur kështu shumë procese politike në vend.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se rishpallja e pafajësisë së Haradinajt do ta rrisë ndikimin e tij politik, duke zgjeruar fuqinë e tij në hapësirën elektorale dhe duke lënë mundësi për ndryshime drastike në rezultatet e zgjedhjeve qendrore. Sipas analistëve kthimi i kreut të AAK-së do të ndikojë edhe në forcimin e opozitës, e cila parashihet të jetë edhe më këmbëngulëse në kauzën e saj  karshi Demarkacionit.

Në anën tjetër në opozitë mendojnë se kthimi i Haradinajt do të shërbejë si vetëdijesim i Qeverisë për fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i e që janë ende aktive. Kurse AAK-ja shprehet e bindur se tani pas lirimit të Haradinajt do të pasojnë ndryshime në vend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë