Rreshteri Gëzim Millaku i cili u suspendua nga puna në Polici të Kosovës si shkak i deklaratës pas një ngjarjeje që thuhet të ketë ndodhur një vit më parë, ku raportohej për një sulm ndaj eskortës së kreut të Qeverisë, Albin Kurti nga Sami Lushtaku, i është kthyer punës, transmeton Gazeta Metro.
Sipas informatave të para pretendohej se rreshteri në fjalë e kishte ndryshuar një deklaratë në lidhje me një incident që pretendohet se ndodhi vitin e kaluar mes eskortës së Kurtit dhe veturës së Sami Lushtaku.
E përfundimi i masës së suspendimit për lajmi.net e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.
“Lidhur me kërkesën tuaj u njoftojmë se sipas procedurave zyrtarit në fjalë i është ndërprerë masa e suspendimit me datën 02.07.2026 dhe ka filluar punën në PK”./gazetametro.net
Deklarata për Lushtakun jo në versionin e Kurtit i kushton me suspendim policit