Loading…

Kthehet goditja nga Serbia: Gëzohen se Bislimi konfirmoi arkivat e UÇK’së

  • 09/09/2021 | 20:24

Kthehet goditja nga Serbia: Gëzohen se Bislimi konfirmoi arkivat e UÇK’së

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkovic, i është gëzuar faktit se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sipas tij ka konfirmuar ekzistencën e arkivave të UÇK’së dhe se se  është rënë dakord t’i hapë ato, shkruan kosovo-online, përcjellë Gazeta Metro.


Petkovic ka thënë se me në fund Kosova ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK’së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato

“Ajo që është e rëndësishme është se është bërë përparim në çështjen e personave të zhdukur dhe se Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK-së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato, të cilat nuk do të jenë më të fshehura”, tha Petkovic.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, janë provokime.

“Mesazhet e Besnik Bislimit, të cilat vijnë pas bisedimeve, janë vetëm një vazhdim i politikës së provokimeve, dhe Beogradi nuk do t’u kthehet atyre, as nuk do të ikë kurrë nga bisedimet, ashtu si negociatori i Prishtinës iku nga të gjitha temat në tavolinën e negociatave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme tha se pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato shtetërore të Kosovës.

“Pala serbe të paktën deklarativisht ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat që nënkupton edhe ato shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë