Loading…

Kryeziu: Nëse VV e LDK çojnë vendin në zgjedhje të reja do të ishte mashtrimi më i madh

  • 12/12/2019 | 21:37

Kryeziu: Nëse VV e LDK çojnë vendin në zgjedhje të reja do të ishte mashtrimi më i madh

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se nëse Vetëvendosje Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës dështojnë të arrijnë marrëveshjen për të bashkëqeverisur dhe e çojnë vendin në zgjedhje të reja, do të bënin mashtrimin më të madh ndonjëherë ndaj qytetarëve.


“Ky do të ishte mashtrimi më i madh që do t’u bëhej qytetarëve. U kanë ofruar një platformë dhe aty i kanë bindur. Nëse shkojmë në zgjedhje, në teori konspirative, do të hapnim rrugë për koalicion tjetër me PDK-në, ku PDK-ja s’do të kishte vija të kuqe e ky do të ishte mashtrimi më i madh që do t’i bëhej elektoratit nga VV-ja e LDK-ja”, ka thënë ai në Rubikon duke shtuar se nuk do të priste ndryshim të madh në vota.

Sipas tij, zgjidhja e ngërçit edhe për postin e presidentit, që po cilësohet si pengesë në bisedimet mes partive për formimin e koalicionit qeverisës, është reforma zgjedhore.

“Mandati i qeverisë do të jetë i lidhur me mandatin apo zgjedhjen e presidentit. Në anën tjetër duke pas parasysh mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe më tutje, prishje së koalicionit, LDK-ja ka rrezikuar që t’i japë mandat 5 vjeçar presidentit. Këto dy parti, duke u rikthyer në bazë, qoftë kuvendet drejtuese, të vendosin për këtë marrëveshje si të shkohet. Duke përjashtuar interesat e këtyre partive, dakordimi për reformën zgjedhore do të ishte në interes të vendit. Në qoftë se kemi një dakordim për programin, kryeministër dhe qeveri, për mua është e rëndësishme të kemi profilin e kryeministrit, nuk besoj se mund të kemi dy qeveri. Kemi pasur dy qeveri duke u bazuar në disa marrëveshje mirëpo besoj shumë se këtë herë nuk do të kemi dy qeveri. Fuqia e madhe është te subjektet politike dhe programi qeverisës, nëse këto dy subjekte janë dakorduar për programin qeverisës, atëherë besoj se gjërat tjera nuk do të duhej të ishin problem”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë