Loading…

Kryeveterani i UÇK’së i reagon Thaçit, Veselit dhe Haradinajt: Gjest i pahijshëm

  • 01/02/2018 | 21:55

Kryeveterani i UÇK’së i reagon Thaçit, Veselit dhe Haradinajt: Gjest i pahijshëm

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ende shpreson në deputetët e Kuvendit që do të arrijnë ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale, pavarësisht që nga kjo iniciativë tashmë janë tërhequr tre liderët kryesor të shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.


Gucati tha për lajmi.net se liderët shtetëror nuk kanë bërë mirë që janë tërhequr nga kjo iniciativë.

“Nuk dua t’i komentojë fjalët e presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, por unë shpresoj tek deputetët shumë, që e kanë marr votën e qytetarëve dhe do ta mbrojnë interesin e qytetarëve. Kështu që politika, ne jemi mësuar me politikën e tyre, është e vërtet që ne kemi pasur një përkrahje politike në atë aspektin, përkrahjen e depuyetëve, ata presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryeministri, nuk kanë bër mirë që kanë heq dorë prej sajna, sidokudo le të mbetet në nërgjegjën e tyre, a unë ende shpresojë te deputetë”, tha Gucati.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së tha se do të mbledhet Kryesia e kësaj organizate dhe do të marrin shumë shpejt një vendim. Krejt në fund Gucati e ka quajtur gjest të pahijeshëm veprimin e tre liderëve që janë tërhequr nga iniciativa për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

“Ne shumë shpejt do të mbajmë mbledhje Kryesia e OVL-së së UÇK-së dhe do të dalim me një qëndrim. Por sidoqoftë kjo le të mbetet në ndërgjegjen e këtyre tre liderëve që e kanë bërë këtë gjest shumë të pahijshëm”, tha ai.

Sot gjatë ditës presidenti i shtetit pati një konferencë më gazetarë ku tha se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet. Të njëjtën e ka tha edhe para pak ditësh kreu i Kuvendit Veseli.

Këto tërheqje u bënë për shkak të kritikave të ashpra që morrin nga ambasadorët e shteteve mike që janë me mision në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë