Loading…

Kryetarja e Kongresit Amerikan e krahason Putin me Hitlerin: Është djallëzor

  • 23/02/2022 | 21:47

Kryetarja e Kongresit Amerikan e krahason Putin me Hitlerin: Është djallëzor

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin po sillet “shumë djallëzisht” me vendosjen e trupave të tij në Ukrainën lindore dhe se ai po sillet si Adolf Hitleri përpara Luftës së Dytë Botërore, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi i Putinit për të dërguar haptazi trupa ruse në zonat e kontrolluara nga separatistët të Ukrainës të hënën është i ngjashëm me pushtimin nazist të pjesëve etnikisht gjermane të asaj që ishte atëherë Çekosllovakia, tha Pelosi në një konferencë shtypi në Kapitol.

“Ky është një veprim shumë i keq nga ana e Vladimir Putin. Ai është një person i KGB-‘së që është ndoshta njeriu më i pasur në botë për shkak të shfrytëzimit të tij ndaj njerëzve të tij, për të cilin ai nuk dëshiron që ata të dinë”, tha ajo, raporton New York Post.

Komentet vijnë pas vizitave zyrtare që Pelosi i bëri në Europë rreth krizës së fundit në Ukrainë.

SHBA’ja sapo ka njoftuar gjithashtu se sulmi rus pritet të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme dhe se Ukrainë është njoftuar nga Perëndimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë