Loading…

Kryetarja e Durrësit që dha dorëheqje: Të prekurit po i çojmë në hotel me 5 yje, zotërinjtë nuk do të shkonin dot vet

  • 01/12/2019 | 11:48

Kryetarja e Durrësit që dha dorëheqje: Të prekurit po i çojmë në hotel me 5 yje, zotërinjtë nuk do të shkonin dot vet

Pas deklaratës së parë, ku kryebashkiakja e Durrësit shprehet se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, ajo e ka shtuar edhe me shumë dozën e qëndrimeve të çuditshme, transmeton Gazeta Metro.


Në fakt, duket sikur tregon të vërtetën se si e mendojnë autoritetet shqiptare çështjen e strehimit për ata që ngelën pa banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-Kryetarja dje bëri disa deklarata të cilat nuk dihet në çfarë kuptimi i pati, por që nga publiku janë marrë si skandaloze.

Sako thotë me një lloj mburrje, që po i dërgojnë të prekurit në hotele me 5 yje, ku ata nuk do të mund të shkonin me pushime, duke i klasifikuar kështu në qytetarë që nuk mund të pretendojnë të tilla standarde. Madje, ajo përdor edhe shprehje ironike, kur shprehet: zotërinjtë, në kushte normale nuk do shkonin me pushime.

Ndërsa Sako nuk ishte mjaftuar me këto fjalë skandaloze, ajo kishte vazhduar me tej.

“Çfarë dridhje të mëdha ka pasur, duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, se në këto raste ka mbi 100 të vdekur”, tha ajo.

E krëtë deklarata skandaloze Sakos i kanë kushtuar me dorëheqje,

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka dhënë dorëheqje pas deklaratave që bëri lidhur me të prekurit nga tërmeti, duke thënë se është e lënduar nga reagimi i madh negativ dhe se ka shumë stres, shkruan Gazeta Metro.

Mëngjesin e së martës Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës që la plot 51 persona të vdekur, mbi 900 të plagosur dhe mijëra të tjerë pa shtëpi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë