Loading…

Kryetari të Bordit të RTK’së, Besnik Boletini, njofton se e ka mbajtur mbledhjen e fundit të mandatit dyvjeçar

  • 06/12/2023 | 15:09

Kryetari të Bordit të RTK’së, Besnik Boletini, njofton se e ka mbajtur mbledhjen e fundit të mandatit dyvjeçar

Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini,  ka bërë të ditur se ka mbajtur mbledhjen e fundit  në krye të Bordit të RTK’së, shkruan Gazeta Metro.


Boletini përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar sot se të martën mbajti mbledhjen e fundit si kryetar i Bordit të RTK-së.

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë Boletini në një shkrim në Facebook.

Boletini përmendi disa punë të mira të cilat tha se janë realizuar gjatë dy viteve të tij në krye të Bordit të Transmetuesit Publik.

“Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë”, tha ai.

Ai tha se “për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë zero”.

Në shtator të këtij viti, Sindikata e Pavarur e RTK-së kishte kërkuar dorëheqjen e Boletinit pas deklaratës së tij se ai merr informacione se në mediumin publik “punëtorët vijnë me pizhame e miniqa”.

Sindikata e Pavarur e RTK-së e kishte konsideruar fyerje një deklaratë të tillë të Boletinit.

Postimi i plotë:

Mbrëmë ishte mbledhja e fundit përmbyllëse e mandatit dyvjeçar në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm.
Ka shume faqe për të shkruar, por dy-tri gjera për t’i theksuar.
– Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë.
– Instaluam një transparencë të plotë, larguam keqmenaxhuesit, rritëm ndjeshëm llogaridhënien financiare. Ndalëm dhe evituam keqpërdorime të ndryshme.
– Për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë ZERO.
– Vendimet nganjëherë janë të dhimbshme dhe jo popullore. Gjetëm mbi 1030 punëtorë, aktualisht janë rreth 720, numër ky që pritet të zvogëlohet ende, por duke mos dëmtuar punëtorët. Pavarësisht këtij reduktimi, nuk u dëmtua skema programore, përkundrazi u përmirësua. Kjo pike mbetët ndër sfidat kryesore dhe prioritare e pjesës së mbetur të bordit.
– Mediat online i gjetëm si mos më keq. Sot janë në një nivel tjetër, dukshëm më mirë. Por ka ende për t’u bërë. Së shpejti ueb-sajti i RTK-së do ta ketë dizajnin e ri. Pas nëntë viteve ‘pauzë’ ueb-sajti i RTK-së publikon lajme edhe në gjuhën e komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.
– Kemi krijuar miq e partnerë të rëndësishëm në EBU. Së shpejti presim lajme të mira.
– Kemi rikthyer pas 10 viteve Ligën e Kampioneve në RTK.
– Kemi realizuar Festivalin e Parë të Këngës në RTK.
– Etj., etj., etj.
Për ne kjo nuk ka qenë punë periodike si kolegjium, por punë e përditshme dhe angazhim i vazhdueshëm. Falënderoj të gjithë anëtarët e bordit për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë sfidave të ndryshme dhe të shumta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë